Kosova
Vuçiç ankohet te amerikani Hill
Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic ka takuar ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, të cilit i është ankuar për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Ky takim i tyre ka ardhur pas rastit të plagosjes së një qytetari serb të Kosovës që dyshohet të jetë shkaktuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e tij, Vuçiq ka thënë se “Republika e Serbisë po përpiqet të ruajë paqen dhe të sigurojë një jetë më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët me një politikë konsistente dhe të përgjegjshme, duke respektuar dhe zbatuar të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën”.