Connect with us

Rajon

“Vuçiç, barrikada më e madhe e Serbisë”

Një agjenci e mediave sociale e cila monitoron të gjitha lajmet në Ballkan ka realizuar një fotografi me të cilin po thotë se Aleksandar Vuçiq, është barrikada më e madhe që e ka Serbia për momentin.

Sipas Balkanswerfaqja në Facebook që publikon të gjitha lajmet nga Ballkani, problemi më i madh i Serbisë për momentin është vet presidenti serb, Vuçiq.

“Vuçiq ti je barrikada jonë më e madh”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe mbrëmë në orët e vona, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Në të kundërtën, Vuçiq tha se nëse një serb arrestohet, veriu i Kosovës do të “bllokohet përgjithmonë”.

“I kam lutur, i kam lënë vetëm të marrin një vendim dhe më pas më kanë dorëzuar atë që kanë hartuar në barrikada. Serbët nuk besojnë në institucione”, tha Vuçiq dhe lexoi tekstin që përfaqësuesit serb ia dorëzuan.

“Ne besojmë vetëm në shtetin e Serbisë dhe për këtë kërkojmë një garanci të qartë se kemi mbështetje për atë që vijon. Nëse terrori vazhdon, veriun e Kosovës do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Prishtinës, kërkojmë garanci që ata kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, lexoi Vuçiq, teksa shtoi.

“Nëse ata fillojnë të arrestojnë serbët për shkak të barrikadave, çfarëdo që të bëni pas kësaj, unë qëndroj prapa jush”, tha ai.

Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi nuk është hequr”, ka përfunduar Vuçiq.

Aleksandar Filipoviq, i cili së fundi u largua nga Policia e Kosovës i tha Vuciqit se ligji dhe drejtësia për serbët në Kosovë nuk ekziston dhe se vitin e fundit është bërë e padurueshme.

“Nuk ka jetë për serbët, ndërsa në veri të Kosovës ka “banditë” të veçanta. Veriu nuk është i shtet të Kosovës. Ata nuk kanë asnjë element të shtetësisë atje, as nuk zbatojnë kompetencat e tyre, as ligjin – tha Filipoviç.

Tutje, ai shtoi se nëse shqiptarët i heqin barrikadat, do t’i gjuajnë mbi ta sikur gjuajnë lepujt.

Vuçiq i tha Filipoviçit se duhet biseduar para se të shkohet në luftë.

Duke u mundua ta bind Filipoviqin, Vuciqi shtoi se janë 500 gjëra që do të marrin nga ndërkombëtaret nëse do të tërhiqen barrikadat.

“Unë vetëm po ju pyes, çfarë marrim? Qëndroni nesër në barrikada dhe çfarë t’u themi atyre që na kanë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat? Nëse u themi se nuk u besojmë, atëherë me kë do të flasim nesër. Le të përpiqemi të flasim para se të shkojmë në luftë. Asnjë nga serbët nuk mund të gjuajë si lepujt. Edhe pse do të donin. Vetëm mendoni përsëri, para fundit të mbrëmjes, çfarë fitojmë nëse barrikadat mbeten? Dhe unë mund t’ju them 500 gjëra që i marrim nëse tërhiqen”, tha Vuçiq dhe theksoi se nuk ka asnjë të keqe për Serbinë në zgjidhjen e propozuar.

Advertisement