Kosova
Vuçiç bën cirk për tu vetëpromovuar, teksa toka po i lëviz nën këmbë
Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë, Nenad Rashiç, ka shprehur kritika ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke i quajtur tubimet e tij “cirk” i dizajnuar për vetepromovim.
Rashiç ka komentuar “Kuvendin gjithëserb” të mbajtur më 8 qershor në Beograd, i cili përfshinte përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe Republika Srpska dhe ka thënë se e ndien siklet kur sheh Vuçicin duke organizuar këto tubime, sepse çdo fjalë e përdorur nga ai dhe bashkëpunëtori i tij, Dodik, është ekskluzivisht për konsum të brendshëm dhe nuk ka qëllim të ndihmojë serbët, as brenda Serbisë dhe as jashtë saj.
Sipas tij, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e imazhit të manipuluar të Vuçicit, teksa vuri në dukje se shumica e qytetarëve serbë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe se pjesëmarrja e ulët në këto tubime e vërteton këtë.
“E promovojnë në mënyrë që ta tregojnë veten se janë shumë të fortë, se ata janë të pashmangshëm në arenën kombëtare apo ndërkombëtare, por e gjitha është një vetë promovim. E gjitha është manipulim dhe shumica e qytetarët e kanë kuptuar dhe kjo duket duke shikuar prezencën e qytetarëve, pasi Beogradi është qytet i madh dhe mos ti keni më shumë se 7 mijë njerëz është një reagim dhe tregon se çfarë mendojnë qytetarët për Vuçiçin” – ka deklaruar Nenad Rashiç.