Rajon
Shokuese/ Vuçiç: Luftë e 3 botërore brenda dy muajsh
Për presidentin serb Aleksandar Vuçic, mesazhi i Putin është shumë i qartë, dhe bëhet fjalë për luftë të re botërore pas një ose 2 muajsh. Vuçiç paralajmëroi gjithashtu vendime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, brenda muajit.
Në një deklaratë të pazakontë për radiotelevizionin serb, presidenti Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për luftën e tretë botërore, pas një ose dy muajsh.
Vuçic paralajmëroi gjithashtu zhvillime edhe në Serbi, të cilat siç tha ai do të bëhen të ditura deri në fund të muajit.“Në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme do të marrim vendime të rëndësishme, me të cilat do t’i njoftojmë qytetarët dhe besoj se gjatë javës së ardhshme do të trajtoj disa masa dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.- tha Vuçiç.
Vuçiç u ndal edhe tek çështja e Kosovës duke thënë se gjatë takimeve në Nju Jork, ka marrë garanci nja një shtet se nuk do ta njohë.
Kujtojmë se ditën e djeshme në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes raporteve të partneritetit strategjik që bazohen në traditë të miqësisë, kulturës, afërsisë shpirtërore dhe historike të dy shteteve. Aty po ashtu u tha se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim.