Connect with us

Rajon

Vuçiç blen avion 50 milionë euro (Për t’u arratisur?)

Partia Novo lice Srbije (Fytyra e re e Serbisë) njoftoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka blerë një nga aeroplanët më të fundit Falcon 6x, nga të cilët ata pretendojnë se janë vetëm 13 në botë, dhe po kërkojnë qasje në të gjitha prokurimet publike sepse sic u shprehen ata,  “qytetarët duhet të dinë se për çfarë po shpenzohen paratë”.

“Ai supozohet se është blerë për nevojat e qeverisë me një kosto prej më shumë se 50 milionë euro. Pra, dhjetëra milionë euro po shpenzohen për të rritur flotën private të Partisë Progresive Serbe, ndërkohë që rrogat e mësuesve nuk po paguhen,” – thuhet ne raportimin e parties serbe.

Gjithashtu aty thuhet se blerja e avionit eshte një tjetër projekt korrupsioni i udhëhequr nga “xhevahiri i kurorës së korrupsionit të këtij regjimi – projekti Expo, i cili do të kushtojë 18 miliardë euro”.

Advertisement