Shkrime
Vuçiç-Daçiç – Harakiri apo inskenim
Serbia në zgjedhje për t’i ikur marrëveshjes? – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas ‘spektaklit’ dyditorë në Kuvendin e Serbisë, javën që shkoi, ku u diskutua raporti i Qeverisë së Serbisë për bisedimet me Kosovën, e ka aktualizuar temën e zgjedhjeve të parakohshme. Si arsye për këtë, ai përmend raportin që tani ka me partnerin e koalicionit, Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, kreun e Partisë Socialiste, të cilin po e akuzon se nuk e ka mbrojtur në Parlament gjatë sulmeve të partive opozitare kur diskutuan negociatat e Brukselit.
Gazeta opozitare “Danas rshkruan se Daçiç është duke u shantazhuar nga Rusia që të mos e pranojë planin franko – gjerman. A është kjo lojë e radhës e regjimit në Beograd për të “trembur” Perëndimin që po përpiqet të bëjë marrëveshjen me Kosovën?
Ditën kur Aleksandër Vuçiç po përballej me opozitën në Parlamentin e Serbisë ku po diskutohej rreth një raporti të Qeverisë për bisedimet me Kosovën, partneri i tij i koalicionit Ivica Daçiç ishte duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit. Gjatë qëndrimit në SHBA Daçiç takoi zyrtarë që po merren me Kosovën e Serbinë, Këshilltarin Dereck Cholet e Emisarin Gabriel Escobar për të cilët tha se i kanë thënë që Presidenti Vuçiç po shfaqet konstruktiv në bisedime. Ajo që ra në sy ishte injorimi që kryediplomati serb i bëri njeriut të Vuçiç në Washington, Ambasadorit Marko Gjuriq. Në fotografitë e takimeve që postoi nga kryeqyteti amerikan Ministria e Punëve të Jashtme, Gjuriq “u fsheh” nga këto aktivitete të Daçiç, të cilin Gjuriq formalisht e ka shef.
Por, edhe pse Ministri i Jashtëm serb u kujdes ta përmendte në intervistat e tij partnerin e madh të koalicionit, Presidenti Vucic nuk u duk i kënaqur. Pasi përfunduan debatet në Kuvendin e Serbisë ai lançoi një video në Instagram në të cilën sipas shumëkujt në Serbi, ishte i dehur.
Aty për herë të parë Vuçiç sulmoi Partinë Socialiste të Daçiç që nuk i doli në krah gjatë debateve në Kuvend. Ndërsa fjalia se “njohjen reciproke vetëm mund ta ëndërroni”, në Serbi u interpretua se ishte një mesazh për amerikanin Gabriel Escobar që Daçiç e kishte takuar në SHBA.
“Popull serb, qytetarët e Serbisë, agjentja e Perëndimit Rada Trajkoviç, po thotë se po kërkoj shpëtim për familjen time e jo shpëtim për popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Ata gënjejnë. Unë dhe familja ime jemi dhe do të qëndrojmë këtu. Nuk I trembemi askujt se nuk kemi vjedhur. I vetmi faj që kam është se kam mbrojtur Serbinë. Njohjen reciproke vec mund ta ëndërroni. Rroftë Serbia” – tha presidenti serb
Fill pas kësaj, në mediat e afërta me Vucic, doli lajmi se ai ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, duke e sulmuar Ivica Dacic.
“Më mirë të shkojë në opozitë se sa interesat private dhe partiake të na udhëheqin vendin. Jam i gatshëm të shkojë në zgjedhje si kandidat për Kryeministër, por nuk do të lëshojë pe ndaj shantazheve – as të Perëndimit e as të të djathtëve gënjeshtarë”, citoi Vuçiçin mediumi beogradas, “Vecernje Novosti”, i afërt me të.
Për shkak të raporteve të acaruara, në Beograd, mediat njoftuan se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç anuloi të gjitha aktivitet e tij ndërkohë. Vuçiç, në një intervistë për mediat që i kontrollon, tha se me Daçiç ka pasur takime ndërsa paralajmëroi se do ta takojë sërish.
Një prej arsyeve të tensioneve mes Vuçiç e Daçiç, sipas gazetës “Danas” është se lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, është duke u shantazhuar nga Rusia dhe nuk guxon të qëndrojë prapa propozimit franko-gjerman për marrëveshjen me Kosovën.
Sipas Danas-it, ky është vetë një “shkak” i tensioneve mes presidentit të Serbisë dhe kreut të socialistëve.
Ndërkaq, burimet e kësaj gazete thonë se Ivica Daçiç, duke mos patur rrugë tjetër, është i detyruar të dorëzohet prej presionit të presidentit serb, por po e vazhdon konfliktin për të rritur ‘pazarin’
Megjithatë Danas thekson se ‘pazari’ mbetet i rëndë pasi, siç Vuçiç mban në grusht Daçiç, po ashtu këtë të fundit e mban edhe Rusia, dhe sipas gazetes serbe, Kremlini me siguri ka dosje komprometuese për Daçiç.
Partia Socialiste e Serbisë sigurisht merr para nga Federata Ruse, përveç faktit të qartë se partia financohet edhe burimeve të naftës në Serbi.
Për momentin nuk dihet nëse kjo është farsa më e re në skenën serbe, kur bashkësia ndërkombëtare është duke bërë presion që të arrihet një marrëvshje dhe Vuçiç është duke e luajtur viktimën pasi i ka thënë “po” në parim planit franko -gjerman. Gjithsesi, presidenti serb po vazhdon ‘t’i qërojë hesapet’ me Ivica Daçiç, i cili sipas Vucic, eshte ai qe e ka firmosur planin franko – gjerman. Për të treguar se është shumë i saktë në ato që thotë, Vuçiç ka thënë se marrëveshja e Brukselit është përmendur 190 herë në seancë në mënyrë negative dhe çdo herë fajtor është quajtur aid he jo Dacic
Pas takimit të pare kokë më kokë me Vucic, Daçiç tha se ka diskutuar me partnerin e madh duke theksuar se “absolutisht mbështet Aleksandçr Vuçiç sepse, sipas tij, ai udhëheq një politikë të një rëndësie vitale për interesat kombëtare dhe shtetërore dhe të ardhmen e Serbisë.
Gjithashtu Dacic deklaroi se mund te kete edhe zgjedhje te parakohshme, gje qe u hodh poshte nga presidenti serb, i cili tha se nuk është koha për zgjedhje dhe se nuk do që të bëhet Kryeministër.
Raportet mes dy subjekteve i rëndoi edhe një skenë qesharake në Kuvendin e Serbisë kur një deputet i Partisë Përparimtare Serbe, forca e Vucic, u kap në flagrancë nga mediat duke parë video pornografike në telefonin e tij. Pasi doli në media, deputeti me origjinë nga Graçanica e Kosovës dha dorëheqje.
Vuçiç pati një përgjigje edhe për këtë temë. Ai e quajti deputetin ‘hot’, si njërin nga më të mirët nga radhët e partisë së tij. – “Po flas për probleme me të gjëra, e jo për atë që bëri ky deputet në ato 30 sekonda” – tha presidenti serb