Kosova
Vuçiç dhe Lista do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiç, ka thënë se në amplitudën e tradhëtisë së interesave të serbëve në Kosovë, presidenti Aleksandër Vuçiç bashkë me Listën Serbe janë duke shkuar deri në fund.
Në lidhje me arrestimet e qytetarëve kosovarë nga ana e Serbisë, djegies së veturave në veri, refuzimin që institucionet arsimore të shërbenin si qendra votimi, Kërstiç tha se e tëra është lojë e Vuçiçit dhe shfaqje e Beogradit zyrtar, që shërben vetëm për konsum të brendshëm.
Ndërkaq, sa i përket mundësisë së tensionimit të situatës dhe provokimeve apo krijimit të incidenteve nga grupe të caktuara të dielën në veri, ai për KP theksoi se nuk do të ketë asnjë incident, sepse popullata lokale thjesht do ta injorojë këtë proces.
“Jemi dëshmitarë gjatë 12 viteve të fundit se Beogradi zyrtar është duke marrë vendime kundër interesave të komunitetit serb… Serbët e bojkotuan votimin e të dielës në very, sepse Beogradi zyrtar ka mekanizma për ti kontrolluar ata. Ishte shfaqje dhe lojë politike e Beogradit zyrtar, sa për opinionin e brendshëm në Serbi. Shumica e tensioneve janë të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Mirëpo, kohët e fundit, flas për gjashtë muajt e fundit, pas tragjedisë në Banjskë, kemi edhe grupe me interesa politike të ndryshme të cilat bëjnë pjesë në djegien e veturave të pjesëtarëve të Listës serbe. Disa janë të bindur se janë vetë ata të Listës, që po I vene zjarrin makinave per te tensionuar situatën” – ka potencuar Analisti serb, Branisllav Kërstiç