Connect with us

Rajon

Vuçiç e di por bën sikur…/ Flet eksperti britanik

Eksperti britanik për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe siguri, Daniel Smith, u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin, siç thotë ai, vetë Vuçiç është i vetëdijshëm.

Smith tha se aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve rusë Wagner dhe formacioni i “Ujqërve të natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë që ishin ngritur me urdhër të Vuçiç në veri të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Smith tha se këto grupe i shohim në çdo protestë pro-ruse në Beograd, Banja Llukë, Podgoricë apo në veri të Kosovës.

Sipas ekspertit britanik, “nuk është sekret që Vuçiç e shfrytëzon temën e Kosovës për të shpëtuar nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë, jeta e të cilëve po bëhet çdo ditë e më e vështirë për shkak të politikës autoritare të presidentit serb dhe krizës ekonomike”.

“Vuçiç dhe elitat politike në Serbi nuk janë shkëputur nga mentaliteti i Millosheviçit, ata kontaminuan opinionin publik në Serbi me tema të nacionalizmit, urrejtjes ndaj të tjerëve dhe kundër vlerave perëndimore”.

Smith theksoi se “në këtë kontekst, për një të huaj që nuk e njeh mirë politikën serbe, arritja e një marrëveshjeje me Kosovën dhe një kompromis nga Serbia mund të duket e vështirë, por nuk është e tillë”.

Advertisement