Connect with us

Kosova

Vuçiç e keqja më e vogël/ Eksperti: Ja pse Perëndimi i bën lajka Serbisë

Eksperti Ilir Aliaj është shprehur se Perëndimi sillet në mënyrë të kujdesshme me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij, ai është e keqja më e vogël në atë vend.

Komentet Aliaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ambasadori amerikan në Beograd i bën lajka të herëpashershme Vuçiçit dhe Serbisë.

Ai tha gjithashtu se Rusia ka pushtet shumë të madh në Serbi, pasi sipas tij, ka mbështetjen e 80% të popullit, kontrollon Policinë e Ushtrinë.

“Aleksandër Vuçiç ne e dimë që ka qenë ministër i Millosheviçit, etj. Por në çfarë terreniecën Vuçiç sot dhe kush janë ata që mund ta pasojnë Vuçiçin? Këto janë pyetjet. Mbi 80 % e popullsisë në Serbi është pro-ruse. Forcat e Sigurisë, përfshi ushtrinë e Policinë, janë tërësisht në dorën e rusëve. Vuçiç nuk e besoj që është pro-perëndimor, por ne duhet t’i shikojmë gjërat me syrin real.

Të shikojmë sa % do të fitojë nesër opozita properëndimore ruse. Dje ka dalë raportii OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Serbi. I nxin. Në këtë kontekst, ai duhet të fitojë diçka. Ai erdhi në Tiranë. Partnerit në koalicion, Daçiçin, e ka njeriun e Putinit. Si mund të qëndrojë në pushtet ai njeri?

Ai nuk është pro-perëndimor, por është e keqja më e vogël në këtë vend. Pse ambasadori Kriss Hill që është i njohur edhe në Shqipëri, bën ato lajka të vazhdueshme për Serbinë? Duhet të kujtojmë këtu se për herë të parë de jure e de fakto në tokën serbe u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake amerikano-serbe”, tha Aliaj.

Advertisement