Connect with us

Kosova

Vuçiç e Kurti, përgjegjësit e vetëm të tensioneve

Gazetari serb Milivoje Mihajloviç, duke folur për momentimun ku ndodhet situate mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin për ta larguar problemin nga rruga.
Mihajloviq vlerëson se tashmë detyrë e bashkësisë ndërkombëtare është që të largojë policinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave nga veriu, në mënyrë që të hapet hapësira për dialog dhe negociata mes dy palëve.
Ai gjithashtu shton se Kurti duket se ka mbështetje serioze nga ndonjë qendër pushteti në Perëndim dhe se këtu është burimi i mospajtueshmërisë së tij.
“Situata nuk do të stabilizohet derisa pushtetin në veri ta marrin ata që mund të fitojnë shumicën e votave të qytetarëve” – theksoi Mihajloviç, duke shtuar se tensionet dhe konfliktet, për një sërë arsyesh, i përshtaten si lidershipit kosovar, ashtu edhe atij serb, dhe se bashkësia ndërkombëtare mund të ndërmjetësojë, por nuk mund t’i zgjidhë problemet me “shkopin magjik”.

Advertisement