Connect with us

Rajon

Vuçiç e Vulin, pjesë e organizatës mafioze/ Do shpallen viktima…

Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike në Serbi, duke folur mbi shpalljen person non grata të Aleksandër Vulin, tha se presidenti Vucic nuk heq dorë lehtë nga njerëzit e tij.

“Ky është parimi me të cilin funksionojnë organizatat mafioze. Edhe nëse duhet ta zëvendësojë Vulin për shkak të presionit të fortë, ai do ta bëjë në atë mënyrë që të dy të duken viktima të një fuqie të madhe dhe të një lloj konspiracioni antiserb” – deklaroi Popoviç

I pyetur se si matet forca e presionit amerikan dhe pse shpallja ne Listën e Zezë e Vulin ndodh tani, ai tha se rrethanat ndoshta kanë përkuar tani që Vulin është nën dyshimi për krim, por edhe se ai tashmë ka mbështetur hapur disa herë Vladimir Putinin dhe ka shkuar disa here në Rusi.

Advertisement