Kosova
Vuçiç është bërë pishman që i tha po marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është bërë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike të arritur në Ohër.
Sipas kryeministrit, tashmë ekziston një marrëveshje për normalizim ndërmjet dy vendeve, e cila vetëm se tani duhet zbatuar.
“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Kemi marrëveshje me Serbinë, një arritje arritur shumë e madhe e Brukselit” – ka deklaruar Albin Kurti, teksa dhe ka theksuar në ligjëratë të drejtë: Aleksandër Vuçiç, është bërë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike.
Sipas kryeministrit, thelbi i çështjes është që ekziston marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që marrëveshja nuk po zbatohet nga kjo e fundit.