Kosova
Vuçiç është bos i bandave kriminale në Veri, Vjosa tregon për planet e aneksimit
E para e shtetit të Kosovës ka theksuar se Aleksander Vuçiç është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës dhe se se kreu i shtetit serb është “bosi i bandave kriminale” në Veri.
“Vuçiçi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht dhe i kontrollojnë. Dhe së dyti, Vuçiçi është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës duke mos i lejuar ata që të integrohen në atë që sot është kushtetuta më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Evropë” – deklaroi Osmani.
“Duke mos i lejuar serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Po tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë ‘argumentet’ e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë” – potencoi presidentija Osmani
Sipas saj, gjithçka që i intereson Serbisë është territori, madje ajo theksoi se i intereson që të shtyjnë përpara planet për “aneksim të stilit të Krimesë, meqë sipas saj, Serbisë nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë.