Connect with us

Kosova

Vuçiç është tallur me Bislimin, ky me veten dhe opinionin

Shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se përgjatë negociatave në Bruksel i është thënë se në vitin 2015 ka qenë Serbia ajo që ka kërkuar verifikimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese dhe jo kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa. Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka akuzuar ish-kryeministrin Isa Mustafa se ka “manipuluar”.

Lidhur me këtë çështje ish-kreu i LDK-së i ka reaguar Bislimit përmes profilit të tij zyrtar në “facebook” duket i quajtur “të pavërteta të kulluara” deklarimet rreth Draftit dhe Kushtetueses.

Për këtë çështje ish-kreu i ekzekutivit ka thënë se nëse ndiqet kjo “logjikë” e Bislimit, atëherë do të duhej të thuhej se edhe Statutin e ri të Asociacionit ua ka diktuar presidenti serb, Aleksander Vucic, meqë në preambulë parashihet që të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Isa Mustafa gjithashtu ka thënë se mbase presidenti serb është tallur me Bislimin dhe tani numri dy i Qeverisë së Kosovës po tallet me vetveten dhe opinionin kosovar.

Mustafa ka thënë se kur e ka propozuar klauzolën e Gjykatës Kushtetuese, Vuçiq e ka kundërshtuar duke thënë se “s’e njeh shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës”, megjithatë tha  se në fund është pajtuar pas insistimit të Kosovës.

 

Advertisement