Bota
Vuçiç: Evropa po ia ngre perden Rusisë, nuk do askënd që është neutral
“Evropa po ngre perden ndaj Federatës Ruse dhe ata nuk duan të kenë askënd pas asaj perdeje që mund të jetë neutral dhe që nuk dëshiron të zbatojë politikën e tyre në tërësi” – tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç
“Ne do të donim një politikë paqeje, por shumë nuk e duan. Hungaria po. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi sukses apo jemi shumë të vegjël”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Ai theksoi se Serbia po pëson goditje të rënda për shkak të vendimit të BE-së për gazin nga Rusia.
Kur u pyet nëse Serbia ka forcën për t’i bërë ballë kësaj, ai u përgjigj se nuk do të jetë aspak e lehtë, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen.
Ai theksoi se Serbia dëshiron të mbijetojë, jo të luftojë, as për Rusinë dhe as për Ukrainën.
“Anija serbe do të lundrojë drejt një porti të sigurt” – DEKLAROI Presidenti Vuçiç.