Kosova
Vuçiç fajëson serbët e Kosovës për kolapsin e tij politik/ Nga Rada Trajkoviç
Politikania Rada Trajkoviç deklaroi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po i fajëson serbët e Kosovës për të fashuar kolapsin e politikës së tij ndaj Kosovës dhe se ata në dhjetë vitet e fundit kanë qënë të detyruar të zbatojnë vetëm urdhrat nga Beogradi. Sipas saj, edhe Lista Srpska ka ndjekur vetëm interesat e Vuçiçit dhe zbatimin e marrëveshjes nga Brukseli. “Pretendimi i Vuçiçit në TV Prva se serbët, rreth 4000 prej tyre, janë larguar vetë nga institucionet e Kosovës vitin e kaluar, nuk është i saktë. “Serbët u detyruan të largoheshin nga institucionet për shkak se Beogradi ua kishte kërkuar një gjë të tillë përmes Listës Serbe, edhe pse paraprakisht ishin të detyruar të integrohen në sistemin e Kosovës”, tha Trajkovic. Ajo shtoi se në Beograd, për besnikërinë e tyre ndaj urdherave, ‘ish-pjesëtarët e policisë së Kosovës me kombësi serbe, janë shpërblyer’ dhe se ‘serbët në Kosovë kanë e kanë patur të pamundur që në mënyrë të pavarur të marrin vendim për largim nga institucionet e Kosovës.’ “Megjithatë, tani po shohim një strategji të re të Aleksandër Vuçiçit, e cila ka si qëllim lojën e distancimit të tij nga serbët në Kosovë, edhe pse ata po i zbatonin të gjitha vendimet e tij. Personat kryesorë në ekzekutimin e urdhrave të Vuçiçit në Kosovë ishin Milan Radoiçiç dhe Lista Srpska, tekjo kjo e fundit, në thelb ishte një kazan i rrjedhës së punës për integrimin e serbëve në sistemin e Kosovës, për të cilën u pajtua në Bruksel” – vlerësoi Trajkoviç. E pyetur se përse presidenti serb po ia kthen shpinën serbëve në Kosovë, politikania Trajkovic tha se Vuçiç ia la në dorë fatin e serbëve autoriteteve në Prishtinë. Duke shprehur opinionin e saj, nëse Vuçic do t’i mbijetojë politikisht kolapsit të politikës së tij ndaj Kosovës, Trajkoviç tha se kjo varet nga vetëdija dhe përgjegjësia e serbëve për territorin për të cilin ata kryesisht betohen retorikisht se është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe nuk varet nga bashkësia ndërkombëtare.