Connect with us

Rajon

Vuçiç faktor ballkanik

Amabasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill bashkë me ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë biseduar për dinamikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç ka shkruar Hill, në këtë takim kanë rënë dakord për rëndësinë e përkrahjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multi-etnik të Bosnje e Hercegovinës.

“Takimi produktiv me Presidentin Vuçiç dhe ambasadorin Murphy për perspektivat e BE-së dhe dinamikat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik dhe institucioneve funksionale të nivelit shtetëror të Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Hill.

Advertisement