Connect with us

Kosova

Vuçiç flet nga Alpet, hedh Kosovën në tavolinën amerikane

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Davos të Zvicrës, ka deklaruar se “paralajmërimet e fundit të Prishtinës” po e rrezikojnë procesin e normalizimit dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Ai thaa se nga “Prishtina ka paralajmëruar se do të anulohet transaksioni i pagesave me Serbinë qendrore, përdorimi i dinarit dhe po ashtu do të bastiset Banka e Kursimeve Postare”.

“Detyra ime është të kujdesem për popullatën serbe dhe paqen rajonale. Nga Prishtina morëm një njoftim se janë të gatshëm të shqyrtojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ta ndalojnë përdorimin e dinarit dhe ta bastisin Bankën e Kursimeve Postare. Kjo jo vetëm që na shqetëson, por edhe vë në pikëpyetje të gjitha proceset e normalizimit dhe dialogun” – u shpreh presidenti serb, i cili gjithashtu theksoi se këto çeshtje do jenë tema diskutimi edhe me Ndihmësekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjen Evropiane e Euroaziatike, James O’Brien.

Vuçiç theksoi gjithashtu se temë tjetër që do trajtohet do jetë edhe armatosja e Kosovës, pavarësisht se nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Është shumë e rëndësishme që ne të arrijmë nivelin më të lartë të mundshëm të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara te Amerikës” – potencoi presidenti serb.

Advertisement