Rajon
Vuçiç flet nga avioni: Tentativë për revolucion me ngjyra në Republikën Srpska në Bosnje

Menjëherë sapo mbaroi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Vuçiçi u nis për një takim në Banja Lluka dhe teksa avioni u ngrit ai regjistroi edhe një fjalë të shkurtër, që mesa duket do të jetë edhe tema e asaj që do të thotë në Bosnjë.
“Le të përpiqemi të ndikojmë në faktin se të gjitha vendimet që merren përfundimisht do të çojnë në qetësimin e situatës, në qetësimin e tensioneve dhe nuk ka dyshim se si popull do të arrijmë të ruajmë hapësirën tonë të jetesës, se Republika Srpska dhe presidenti i saj do të mbrohen dhe se Serbia do të jetë në gjendje të ecë përpara.
Përpjekjet për revolucionin me ngjyra më të pista janë duke u zhvilluar dhe mesazhi im për të gjithë është se pavarësisht gjithçkaje dhe pavarësisht përpjekjeve të shumë njerëzve për të përmbysur Serbinë dhe popullin serb në tërësi, ne do të fitojmë. Rroftë Srpska! Rroftë Serbia”, u shpreh Vuçiç.

