Connect with us

Kosova

‘Vuçiç funksionon si agjent i regjimit të Putinit, prandaj i duhet destabiliteti me fqinjët’

Rezoluta për vendosjen e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ajo u miratua me qëllim nderimin e viktimave të gjenocidit, me qëllim edukimin dhe parandalimin. Dhe këtu duhet të përfundojë çdo polemikë. Megjithatë, në vend që të ushqejë ruajtjen e kujtimit të viktimave të gjenocidit, Rezoluta përdoret për qëllime politike. Kështu, presidenti serb Aleksander Vuçic vajtoi me ditë të tëra faktin e imagjinuar se serbët ishin viktima të Rezolutës, të shpallur “komb gjenocid”, teksa dhe fshiu lotët me flamurin serb gjatë votimit ne OKB.

Ftesën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin KonakoviC, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të gjitha viktimat e tjera të pafajshme, Vuçic e cilësoi si “thirrje për vrasjen e tij”. Siç edhe pritej, ai u mbështet nga presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm nga Novi Sadi, Aleksandër Popov, ka thënë për Pobjeda malazeze se “votimi është paraqitur sikur të ishte rezultat sportiv, gjë që është jashtëzakonisht e papëlqyeshme, sepse bëhet fjalë për rreth tetë mijë shpirtra të vdekur”.

Kurse Nikola Samarxhiç profesor nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Beogradit beson se “mbështetja diplomatike, mbi të gjitha për të pikëlluarit, ka munguar” dhe se “Bosnje Hercegovina ka mbetur pa mbështetje strategjike”.

Nga ana tjetër, analisti politik nga Kroacia, Davor Gjenero, theksoi se në një moment do të duhet të ketë izolim të plotë të regjimit autoritar në Beograd dhe mbyllje të poreve përmes të cilave Serbia eksporton destabilitet në fqinjësinë e saj

“Nuk bëhet dialog me Vuçicin, as edhe biseda. Ai nuk është një politikan i lidhur me parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ai nuk i përket të njëjtës botë politike. Ashtu siç nuk ka kuptim të negociosh me Vladimir Putinin, e njejta vlen edhe me presidentin serb, gjë që është plotësisht e qartë për politikanët evropianë sot, me Vucic nuk është e mundur as të diskutohet për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore” – deklaroi Davor Gjenero

Sipas tij, qëllimi i Vuçiqit nuk është të qetësojë marrëdhëniet në rajon, por krejt e kundërta, të zbatojë projektin e tij për botën serbe.

“Prandaj atij i duhet destabiliteti, të cilin sistematikisht e provokon, e nxit, e përkeqëson. Ai funksionon gjithnjë e më hapur dhe fuqishëm si agjent i regjimit të Putinit. Të gjitha ato që bëri në Nju Jork, Vuçic i bëri në favor të regjimit rus” –  theksoi Gjenero, I cili gjithashtu beson se zgjidhja e problemit qëndron në maturimin e vetëdijes euroatlantike dhe se nuk është i mundur asnjë bashkëpunim serioz politik me Vuçiqin.

Advertisement