Rajon
Vuçiç gënjen/ Shumë pak njerëz e besojnë
Pak njerëz në Serbi, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta i besojnë presidentit Aleksandër Vuçiç, se nuk do ta zbatojë pjesën e marrëveshjes së fundit me Kosovën, në të cilën kërkohet nga Serbia që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Këtë deklaratë Vucic e bëri në televizionin publik serb RTS, një ditë pas takimit të së hënës në Bruksel, ku së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pranuan tekstin e propozimit të BE-së për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, në të cilën Neni 4 thotë se është obligim i Serbisë të mos pengojë Kosovën drejt anëtarësimit në OKB.
Edhe pse e ka theksuar vazhdimisht refuzimin e tij për të zbatuar këtë pikë, partitë e djathta në Serbi e konsiderojnë Vuçiçin tradhtar dhe një pjesë e opinionit nuk e beson kur ai e shpreh.
Sipas shumë analistëve, duke përdorur lojë fjalësh, presidenti po përpiqet të mashtrojë opinionin duke zëvendësuar tezat. Ata shprehen se kjo nuk është asgjë e re, sepse atij njeriu sigurisht nuk mund t’i besohet kurrë dhe në asgjë.
“Ai as nuk e di se ekziston e vërteta” – pohojnë ata