Shkrime
Vuçiç goditet nga kroati Picula/ Kërko falje për akuzat
Vendimi nëse Serbia do të hapë kapituj në dhjetor do të dëshmojë nëse interesat apo parimet e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mbizotërojnë” – keshtu deklaroi Tonino Picula, raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Picula në një intervistë me shkrim për Radion Evropa e Lirë (RSE)tha se kjo mundësi u hap për shkak të presidencës hungareze të Unionit, por edhe disponimit në Bruksel për t’u kthyer në dinamikën e politikës së zgjerimit.
Ndoshta kuptimi mbizotërues është se Beogradi, pavarësisht nga afërsia me Rusinë dhe Kinën, nuk e ka kaluar ende një vijë të kuqe që mbron interesat strategjike të bllokut, beson ai.
Picula theksoi se në politikë dialogu duhet të jetë mjet prioritar për arritjen e marrëveshjes, e kjo veçanërisht i referohet dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili është nën kujdesin e BE-së dhe Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e tij.
“Fatkeqësisht, procesi është komprometuar shumë herë dhe më e keqja ishte sigurisht përshkallëzimi i dhunës në Banjskë pas depërtimit të formacionit paraushtarak serb” – tha Picula duke kujtuar se ishte një nga autorët e rezolutës speciale të Parlamentit Evropian në lidhje me atë ngjarje.
“Aty kemi përshkruar qartë atë që ka ndodhur, duke kërkuar ndjekje penale të autorëve dhe sanksione për organet që shmangin zbatimin e saj. Për mendimin tim, dialogu duhet të ketë një epilog që ndër të tjera do të mundësojë dhe jo të bllokojë anëtarësimin në BE për të dyja palët” – theksoi Picula
“Meqenëse i përmbahem parimit se dialogu është instrumenti më i rëndësishëm në politikë, pavarësisht se sa të largëta janë qëndrimet fillestare të bashkëbiseduesve, shpresoj që një qasje të tillë të kenë edhe ata me të cilët do të bashkëpunoj në Serbi” – potencoi Picula.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, do të duhet të flasë më pozitivisht për Serbinë në mënyrë që të përmbushë kërkesën për t’u takuar me presidentin e saj.
“Nuk mund ta besoni se sa shumë do ta prisja atë takim, por ai do të duhet të flasë shumë më bukur për Serbinë, me shumë më tepër respekt, që të plotësojë kushtin e kualifikimit që të vijë tek unë dhe të mos gënjejë. Picula gjithashtu do të duhet të kërkojë falje per akuzat e rënda dhe të rreme qe ka bere ndaj meje dhe Serbise, dhe vetem atëherë do të mund të flasë me mua” – deklaroi presidenti serb në TV Prva.
Vuçiq pretendoi se Serbia “do të bëhej anëtare e BE-së qe nesër” nëse do të njihte Kosovën ose do të vendoste sanksione ndaj Rusisë” kurse Tonino Picula ishte kunderpergjigjur se edhe kjo nuk do te mjaftonte
Vucic shtoi gjithashtu se nuk ishte detyrë e tij të takohej me njeriun që bëri thirrje për sanksione ndaj Serbisë dhe akuzoi Kishën Ortodokse Serbe për terrorizëm.
“Unë nuk jam gjallë nga frika e raporteve të tij në Parlamentin Evropian. Te jeni te sigurt se nuk dridhem nga frika as e gjithë Parlamentit Europian dhe as nga frika nga Tonino Picula” – potencoi plot ironi Aleksander Vucic