Rajon
Vuçiç ha karotat e BE-së/ ‘T’i ndalohet ushqimi’
Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, ka shprehur pakënaqësi me pozitën e bllokut evropian karshi qëndrimeve të Serbisë.
Sipas tij, presidenti Vucic e sheh BE-në si “bankomat” dhe nuk përkushtohet për t’i përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të procesit të dialogut.
“Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku evropian. Për me tepër qeveria e Serbisë akoma nuk ka pranuar që t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, prandaj ka ardhur koha që ai të zgjedh se në cilën rrugë do të shkoj”, deklaroi Reuten.
Teksa komentoi marrëveshjen Kosovë-Serbi, eurodeputeti theksoi se nuk do të ketë një Republikë Serbe brenda Kosovës.
“Kosova nuk e ka për obligim të krijoj diçka që përbën rrezik për sovranitetin e saj”, shtoi eurodeputeti holandez dhe I bëri thirrje pesë shteteve skeptike të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.