Connect with us

Kosova

Vuçiç: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri do të nisë mëngjesin e së enjtes.

“Për 24 orë apo 48 orë, barrikadat do të largohen” – tha Vucic

Presidenti serb takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e ushtrisë serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Pas takimit, Vuçiç lexoi konkluzionin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës, lidhur me heqjen e barrikadave.

“Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston dhe është i pamundur të arrihet”,  – thuhej në konkluzionin e lexuar nga Vuçiç

“Ne nuk kemi besim te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun për institucionet diskriminuese të Prishtinës, do të rivendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë kufiri që nuk do të kalohet kurrë” – thuhet në deklaratë.

Vuçiç tha se në këtë deklaratë kërkohet nga ai gjithashtu “të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse është territor i Serbisë”.

Kosova gjithashtu ka marrëveshje me NATO-n që Forcat e saj të Sigurisë të mos dërgohen në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it.

Advertisement