Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç i pasigurt dhe konfuz/ Opinioni i Milan Protiç

Historiani dhe ish-ambasadori serb i ish Jugosllavisë në Washington, Milan Protiç, i pyetur nëse qeveria ka patur dijeni për ngjarjet në Banjskë, ku mbeti I vrarë një officer policie dhe tre terroristë serb, tha se beson që “disa prej tyre sigurisht që e dinin”. “Është më pak e rëndësishme nëse Vuçiç e dinte apo jo. Ajo që ka rëndësi është se si ai do të reagojë, por nuk po reagon mjaftueshëm energjikisht”. “Ai duhet të bëjë një lëvizje të forte dhe të tregojë se është lider i Serbisë, ndyshe do ngelet në provim” – U shpreh ish ambasadori serb, sipas te cilit, personat kyç në ngjarjen ne veri të Kosovës, duhej të arrestoheshin dhe të akuzoheshin menjëherë. Per historianin protiç, Aleksandër Vuçiç ka ekzekutuar veten “Ai e kupton pozicionin në të cilin ndodhet, dhe presioni ndërkombëtar, i cili tani do të jetë edhe më i ashpër se kurrë, e shqetëson dhe kjo duket. Vucic nuk mund ta fshehë pasigurinë dhe konfuzionin e tij” – tha Protic

Advertisement