Connect with us

Rajon

Vuçiç i sëmurë patologjik/ Reagon ish-shefi i operacioneve të inteligjencës

Ish-shefi i operacioneve në Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës kroate (SOA), Ante Letica, ka thënë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia është “një akt agresioni” i Serbisë ndaj Kroacisë.

“Fatkeqësisht, mesazhi është armiqësor. Për Aleksandër Vuçiç-in, kjo është një lëvizje për rrethanat e brendshme politike ku ai po përpiqet të tregojë se kujdeset për sigurinë e Serbisë” – ka thënë Letica duke shtuar se “Pas dështimit të sulmut terrorist në Banjskë të ;vecanit në very të Kosovës, Vuçiç tha se Serbia është nën presionin e shërbimeve të huaja të inteligjencës, duke nënkuptuar atë kroate”

Sipas Letica-s, kreu i Serbisë është “i fiksuar patologjikisht” pas Kroacisë.

“Sa herë që Vucic e gjen veten në një pozitë të vështirë, ai krijon armiq që I gjen në Kroaci. Më duhet të theksoj se bashkëpunëtori i tij i rëndësishëm, Aleksandër Vulin, u dorehoq për shkak të lidhjeve me Rusinë, por edhe me krimin e organizuar” –  vlerësoi Letica

Ish-shefi i operacioneve në SOA, ka theksuar se Kroacia ka reaguar mirë me kundërpërgjigjen e saj, pasi që ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke  shpallur non grata një diplomat të Beogradit, pasi që, sipas tij kjo tregon se Zagrebi s’ka partnerë në Serbi.

“Vuçiç po përpiqet ta paraqesë Serbinë si dikë që është në krye të rajonit dhe që zgjidh problemet në Ballkan. Ai po përpiqen të shfaqet si një lloj bosi dhe sa herë që ka ndonjë lloj destabiliteti në Serbi, menjëherë shfaqen disa armiq të jashtëm që nuk e duan Serbinë, së pari kroatët, pastaj shqiptarët”, potencoi Letica.

Advertisement