Rajon
Vuçiç i turret Malit të Zi për Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçic deklaroi se Serbia do të respektojë reciprokisht integritetin territorial të vendeve që respektojnë integritetin e Serbisë dhe se në Politikën e Jashtme të Serbisë, ndryshimet do të jenë jo tektonike, por të thella dhe thelbësore, sidomos tani pas votimit të kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, për rezultatin e te cilit ai tha se ishte i pritshëm
“Ne e dinim se ata kishin një shumicë që ne nuk mund ta kërcënonim,” – tha Vuçiç, duke shtuar se e vetmja gjë e papritur ishte vendimi i Hungarisë për të votuar kundër.
Ai shtoi se shumica e vendeve qe votuan pro, janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kandidatë që “dëgjojnë pa diskutim Brukselin dhe Uashingtonin për të gjitha çështjet” dhe orientimi i politikës së jashtme të të cilëve është të jenë “të bindur ndaj tyre”.
“Ne nuk do presim një krah apo një këmbë dhe të ndërpresim marrëdhëniet me të gjithë në botë, por ajo që duhet të ndryshojmë në sjelljen tonë është të respektojmë ata që janë miqësorë ndaj nesh më shumë sesa kemi bërë deri më tani, në mënyrë që të mos harrojmë pasnesër dhe të kujtojmë gjithmonë se Spanja, Hungaria, Qiproja, Rumania, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia janë përpara gjithë të tjerëve”, tha Vucic
Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me votën e Ukrainës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Armenisë dhe tha se Beogradi nuk është “i kënaqur” me vendimin e Malit të Zi dhe se ai do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Mund të ishit treguar të përmbajtur. Ishte njësoj sikur ju të kishit votuar për pranimin e Kosovës. Mund të kishit treguar të paktën pak vëmendje ndaj Serbisë. Por ju u bëni lajka atyre që mendoni se po ju mbajnë në pushtet apo po ju ndihmojn” – tha presidenti serb duke iu drejtuar autoriteteve në Malin e Zi