Connect with us

Rajon

Vuçiç-in e shqetëson deklarata e Erdogan-it për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka quajtur “mik të sinqertë” Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për shkak të mbështetjes që ky i fundit i ka dhënë Beogradit, ndërsa nga ana tjetër e ka konsideruar  “shqetësuese” pohimin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetje ndaj pavarësisë së Kosovës.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë duke iu referuar deklaratës së Erdogan-it pas takimit me Presidenten e Kosovës, ku tha se Turqia do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj për njohjen pavarësisë së Kosovës nga vendet mos njohëse.

“Kjo është një fjali pak e rëndë për ne” –  ka theksuar Vuçiç

Nga ana tjetër, nuk ka kursyer lavdet për Viktor Orban, pasi që i njëjti ka deklaruar para pak ditësh se nëse Këshilli Evropian përfshinë Marrëveshjen Bazë [Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars] në kornizën e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë Serbia mund të llogarisë gjithmonë mbështetjen e Budapestit zyrtar.

Advertisement