Kosova
Vuçiç ka frikë për herë të parë, shkon nga gabimi në gabim
Gazetari kroat Vedran Salvia ka shkruar një artikull për Index.hr me titullin “Vuçiq ka frikë për herë të parë. Ai po shkon nga gabimi në gabim” në të cilin analizon situatën aktuale në Serbi dhe protestat e studentëve.
Salvia shkruan se “Në Serbi, një vend me një histori të pasur tubimesh masive kundër qeverisë, së fundmi u mbajt protesta më e madhe në historinë e saj, me më shumë se 100,000 njerëz, më shumë se sa ishin gjatë përmbysjes së Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000”. Sipas tij, kjo e ka tronditur shume Aleksander Vuçiqin për disa arsye
Salvia tha për Indeks se Vuçic është tronditur nga protestat, por jo në atë mënyrë që të bjerë për shkak të tyre dhe shtoi se vetë protestat nuk synojnë ta shkatërrojnë atë.
“Vucic nuk do të bjerë, por këto protesta do ta çmitizojnë. Që kur është bërë president, ai sillet si president, kryeminister dhe çdo ministër individualisht. Protestat jane nje shok per te, prandaj eshte I hutuar personalisht bashke me ata qe mendonin se ai ishte Zoti”, tha Salvia
“Nuk është njësoj si kur opozita organizonte protesta dhe pastaj terhiqej pas me pisllëk. Studentet nuk mund ta bëjë këtë. Ata nuk kanë liderë, kjo është shumë interesante, nuk besoj se është e qëllimshme, por dihet nga teoria guerile që më të fortët janë ata që nuk njohin udhëheqje dhe strukturë. Ata janë gjithashtu shumë të zgjuar për të lejuar që opozita t’i marrë ne patronazh”, theksoi Salvia, sipas te cilit, tani Vuçic po shkon nga gabimi në gabim, por edhe se ka pasur rrethana që nuk i ka në favor. Ai theksoi gjithashtu se kjo nuk do t’i kushtojë qeverisë.
“Sado të pakënaqur të jenë ndjekësit e Vucicit, ata nuk dinë të bëjnë asgjë pa të. Këto protesta sigurisht që janë shumë të pakëndshme për presidentin serb. Ky është një rebelim kulturor, jo politik. Prandaj është kaq e vështirë për Vuçiqin qe të reagojë”, shpjegoi Salvia