Connect with us

Kosova

Vuçiç kërcënon ekspertin e sigurisë/ Jabllanoviç, “arma serbe e krimit”

Eksperti i njohur çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksander Jabllanoviçit, teksa ky i fundit e ka quajtur atë si një bashkëpunëtor të opozitës serbe, dhe që paguhet për deklarata në favor të opozitës në Serbi. Në reagimin e tij, Shala shkruan se se do ta padisë politikanin serb të Kosovës për shpifje.

Jabllanoviç përgatitu, ti do të përballesh me padi, shihemi në gjykatë.

Një politikan nacionalist e kontravez, i cili punon dhe vepron nën direktivat e Aleksandër Vucicit më paska etiketuar si bashkëpuntor te opozitës serbe dhe se unë paguhem për deklarata në favor të opozitës në Serbi.

E verteta është se unë nuk kam ndonjë kontakt apo lidhje me opozitën serbe në Beograd, sepse fundja une jam shtetas i Republikës se Kosovës dhe nuk është çështje e imja se kënd ta ndihmojë, sepse deri me sot, pozite e opozite atje, kanë qendrim të njëjte për Republikën e Kosovës.

Përa i përket Jabllanoviçit, i cili pa të drejtë shpifë ndaj meje, ky do të përballet me padi dhe do të shihemi në gjykatë së shpejti.

Nga ky monstrum asgjë nuk pritet për mire, sepse është po ky i njejti i cili vite më parë ofendonte nënat Gjakovare, madje është përpjekur që të njollosë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar që në Koshare të vendos flamurin e shtetit kriminal Serb. Jabllanoviç, ti vendin e ke në burg” – kështu shkruan eksperti i sigurisë Drizan Shala

 

Advertisement