Rajon
Vuçiç kërcënon studentët protestues: Do të ketë arrestime, rendi do të rikthehet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj protestave studentore që po zhvillohen ditëve të fundit në disa qytete të Serbisë, duke paralajmëruar masa drastike nga shteti.
Në një fjalim të mbajtur, ai e përshkroi situatën si alarmante, duke e quajtur veprimet e studentëve “sulm të organizuar” dhe jo protestë të ligjshme.
“Ditëve në vijim do të shihni një reagim shtetëror ndryshe nga çdo herë tjetër. Ne nuk do të lejojmë më që bandat të sundojnë rrugët”, theksoi Vucic
Duke iu referuar përplasjes në disa qytete, presidenti serb shtoi se ajo nuk ishte protestë, por sulm i organizuar.
Vuçiç paralajmëroi se brenda dhjetë ditësh do të ketë arrestime për çdo pjesëmarrës që konsiderohet i përfshirë në ato që ai i cilësoi si “akte dhune”.
“Një pjesë e mirë e atyre më agresivëve do të kapen dhe do të përgjigjen. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë” – potencoi presidenti serb