Kosova
‘Vuçiç kërko falje për Reçakun’/ Paskësaj merr leje për në Kosovë
Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president, kryetar i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviç, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq ta vizitojë Kosovën.
Sanduloviq, duke e quajtur Vuçiqin kriminel lufte, ka deklaruar se para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.
“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa kryeministri atje të të lejojë! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviq.
Presidenti i Serbisë, Vucic ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, gje te cilen nuk e ka pranuar kryeministri Kurti, I cili dje deklaroi se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.