Kosova
Vuçiç kërkon atë që fali/ Mësimi i nxjerrë nga bombardimet e NATO-s
Profesori serb Ivan Videonoviç ka thënë se serbët nga veriu i Kosovës janë aktualisht pjesa më serioze dhe më e zgjuar e korpusit politik serb.
“Duhet të kuptojme se ata janë pengje të politikës së Beogradit, se nuk mund ta kundërshtojnë atë dhe se përderisa ka iluzione se veriu do të jetë pjesë e shtetit të Serbisë, ata duhet ta ndjekin atë diskurs. Megjithatë, vihet re në vitin e fundit pas Banjskës, se në veri nuk keni më tone të zjarrta politike, se shumica e popullsisë i pranoi zgjidhjet praktike që rezultojnë nga Marrëveshja e Brukselit dhe se integrimi i veriut në shoqërinë kosovare është duke përparuar me shpejtësi” – theksoi Videonoviç
Sipas tij, “Aleksandar Vuçiq është i vetmi në këto momente që ende po luan lojën e segregacionit kombëtar dhe getoizimit të serbëve në veri. Megjithatë, ai potencoi se “ajo lojë është e dedikuar për opinionin politik serb dhe është në kundërshtim me interesat reale të qytetarëve në veri te Kosoves”.
“Presidenti serb po kërkon mbrapsht atë që ai vetë ua mori serbëve” – deklaroi profesori I njohur.
I pyetur a e ka pranuar Serbia Kosovën me marrëveshjen franko-gjermane dhe a ka pranuar Kosova asociimin e komunave serbe me të drejta ekzekutive,Ivan Videonoviç tha se të dyja palët e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe nuk ka më evasion.
“Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë më së shumti qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, sepse më në fund pas shumë vitesh do të mund të gjejnë paqe. Pavarësisht armatimit intensiv, mendoj se Vuçic nuk do të hyjë kurrë në konflikt me NATO-n për Kosovën. Ky mësim u mësua mirë një herë e përgjithmonë. Megjithatë, është e mundur që në establishmentin serb të ketë shpresë se rizgjedhja e Trump si president i SHBA-ve do çonte në shpërbërjen e NATO-s, në përshkallëzim të agresionit rus kundër Evropës dhe rrjedhimisht në dobësimin e angazhimit të aleancës për sigurinë e Kosovës, e cila do të hapte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të Serbisë në Kosovë” – potencoi Videonoviç.