Connect with us

Kosova

Vuçiç kërkon të fshijë kujtesën, eskperti serb i sigurisë për Gjenocidin

Drejtori i Qendrës për politikat e sigurisë në Beograd, Igor Bandoviç vlerësoi se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është një lloj mobilizimi, për të cilin ka arsye të brendshme dhe të jashtme.

Ai beson se nëse Serbia kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës dëshiron të jetë Serbia.

Ai thekson gjitjashtu se rezoluta nuk i përcakton serbët si komb gjenocidal, siç kuptohet në Serbi, dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë cilësuar ndonjëherë si gjenocid në këtë kuptim.

“Ai i brendshëm i referohet faktit që mobilizimi në kuadër të zgjedhjeve të 2 qershorit. Aksionet janë ngritur aq lart sa në fakt po zhvillohet një fushatë – një bllok patriotik kundër një blloku tradhtar. Në ambientin e brendshëm, rezoluta i shërben mobilizimit të bllokut patriotik. Nuk është bota serbe, është vetëm një përpjekje për të mobilizuar qytetarët e Serbisë në kontekstin e zgjedhjeve dhe presioneve të pretenduara që po ndodhin” – sqaroi Bandoviç dhe theksoi se që nga viti 2012, qeveria serbe po zbaton një lloj irredentizmi historik, qëllimi i të cilit është që praktikisht të fshijë plotësisht kujtesën e periudhës deri në vitin 2012.

“Duke kujtuar se pas regjimit të Sllobodan Millosheviçit, nga viti 2000 deri në vitin 2012, dalëngadalë u kthyem në trendet ndërkombëtare, pasi në vitet nëntëdhjetë ishim “shtet renegat” nga bashkësia ndërkombëtare, nën sanksione etj., dhe tani jemi bërë një lloj “shteti rebel” që sfidon të gjitha parimet e ligjit, rendit ndërkombëtar, jo vetëm në botë, por edhe në Ballkan” – deklaroi eksperti dhe shtoi se gjatë gjithë kohës, e sidomos që nga ardhja e Vuçiçit në pushtet, serbët kanë qenë të pakënaqur me ndarjen e territoreve nga lufta.

“Dhe gjithçka që kjo qeveri po përpiqet të bëjë në të vërtetë është luftojë për ta ndryshuar këtë në mënyra të ndryshme. Teksa sheh e dëgjon deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të Milorad Dodikut se RS do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohet Serbisë, kjo tregon se ideologjia që po zë vend në opinionin serb është Bota Serbe”.

Sipas tij, ky qëllim nga Beogradi zyrtar do realizohet pa instrumente ushtarake.

“Nuk ka asnjë rivizatim të kufijve ushtarakisht, gjë që e tentoi me luftë Millosheviçi në vitet ‘90, por në fakt po tentohet të ndërtohet besnikëria e qytetarëve të Serbisë, në vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e qenies politike të Serbisë së madhe”, vlerësoi Bandoviç.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Vuçiqit se rezoluta për Srebrenicën është shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, ai deklaron se rezoluta nuk ka të bëjë fare me të dhe tha se në Serbi kjo rezolutë kuptohet, nëse kalon, se serbët do të etiketohen si komb gjenocidal dhe se kështu do të mbetet përgjithmonë.

“Gjë që nuk është e vërtetë”. Ajo rezolutë nuk flet fare për Serbinë dhe serbët dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë etiketuar ndonjëherë si gjenocidal në atë kuptim”, theksoi eksperti.

I pyetur nëse Serbia, duke luftuar kundër miratimit të rezolutës, në fakt po identifikohet me Ratko Mlladiçin, ai u shpreh se duke lobuar kundër rezolutës kemi harruar se hapësira ndërkombëtare është mbi të gjitha evropiane dhe shtoi se nëse Serbia e kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës do që të jetë.

Kur bëhet fjalë për motivet e miratimit të kësaj rezolute, ai beson se padyshim që njëra është “në faktin se ekziston një frikë dhe shqetësim i madh se Ballkani, pra Kosova, do të jenë pika e radhës fokale”.

“Rezoluta në Srebrenicë është në të vërtetë një përpjekje për të kujtuar dhe memorizuar institucionalisht atë që ndodhi në vitin 1995”- vlerësoi Bandoviç.

Advertisement