Connect with us

Kosova

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë

“Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, ka qenë dhe do të jetë” – Kështu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Duke iu drejtuar simpatizantëve në takimin parazgjedhor, ku dhe ai paraqiti listën e kandidatëve, Vucic deklaroi: Të gjithë do të donin të thoshin se Kosova është zemra e Serbisë, por të paktë do ishin ata që do ti rezistonin presioneve perëndimore. Une e ka përsëritur gjithmonë, Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, është e shkruar në Kushtetutë, ka qenë dhe do të jetë”. Ai po ashtu ka theksuar se, ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, ai do t’i mbrojë të gjithë fëmijët, jetën e tyre dhe Kosovën dhe shtoi se ka shkuar në Bruksel më shumë se 200 herë, për shkak të Kosovës. “Mund ta imagjinoni sa energji duhet vetëm për të ruajtur diçka të vogël. Po për të ruajtur interesat jetike kombëtare?  Ata e dinë se ju e mbroni të shenjtën dhe se nuk do t’ua falni gjënë më madhështore që ata do të dëshironin të kërkonin, që është pavarësia e Kosovës”, tha Vuçic. Ai shtoi se ka një arsye, e cila qëndron në faktin se Serbia është guralec në këpucë për të gjithë ata që po bëjnë presion. “Kam përsëritur me kokëfortësi historinë e agresionit të vitin 1999 dhe shkatërrimin e normave juridike ndërkombëtare, prandaj për ta Serbia është një guralec në këpucët e tyre. Ata kanë kryer agresion brutal kundër një vendi të vogël, pa një vendim të Këshillit të Sigurimit dhe në kundërshtim me të gjitha normat ligjore ndërkombëtare. Sot zyrtarisht është në fuqi Rezoluta 1244, e cila de facto dhe de jure përmendet kur flitet për KFOR-in në Kosovë, por nuk e respektojnë atë, si dhe Kartën e OKB-së. Dhe, për të mos u përballur me këtë argument, ata thonë – hajde serbë, pranoni marreveshjen me Kosoven dhe gjithçka përfundon”, theksoi  Vuçiç.

Advertisement