Rajon
Vuçiç: Kosova nuk merr asnjë cm tokë nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në manifestimin e mbajtur në Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë deklaroi se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë nga Kosova.
Për këtë mund t’u them vetëm një gjë: Ju dëshironi të na merrni tokë si në gjerësi ashtu edhe në gjatësi, por ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër nga toka jonë. Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë. Nuk mund të mposhtim drejtësinë dhe ligjin, as vendosmërinë e një populli për të mbetur i lirë”, tha Vuçiç.

