Connect with us

Kosova

Vuçiç: Kroacia dhe Sllovenia në Bruksel mbështetën heqjen e sanksioneve kundër Prishtinës, si dhuratë për Kurtin për zgjedhjet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se disa ditë më parë, në samitin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas propozoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, gjë që, siç tha ai, u mbështet menjëherë nga Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa Hungaria dhe Franca e kundërshtuan.

“Papritmas, Kaja Kalas doli me temën e heqjes së sanksioneve ndaj Prishtinës, edhe pse nuk pati konsultime. Mbështetësit më të mëdhenj janë Kroacia dhe Sllovenia, në të njëjtën kohë. Një dhuratë e mrekullueshme për festat e Krishtlindjeve, sepse Kurti ka zgjedhje më 28 dhjetor, kështu që ata mund ta ndihmojnë atë të fitojë” – ka deklaruar Vucic duke theksuar se gjithsesi ajo nuk u miratua, për shkak të Francës dhe Hungarisë, të cilat e kundërshtuan.

Advertisement