Connect with us

Rajon

Vuçiç: Kryengritje në Veri – “Ata nuk kanë kuptuar asgjë”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se në veri të Kosovës u zhvillua një kryengritje politike paqësore e popullit serb, i cili nuk do të tolerojë më zgjidhjet e imponuara ekskluzivisht, mizorinë, keqtrajtimin dhe pushkatimin, vetëm për të marrë lëvdata nga Brukseli apo Uashingtoni.

“Kam frikë se shumë nuk e kanë kuptuar. Fatkeqësisht, kam frikë se disa nuk kanë kuptuar asgjë”, tha Vuçiç në konferencën për shtyp.

“Ajo që ndodhi atje është shumë më tepër se dështim i Kurtit. Populli serb tregoi se po kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash, nga bashkësia ndërkombëtare, e kam fjalën për fuqitë perëndimore – ata kërkojnë respekt më të madh dhe dialog të vërtetë, jo imponim të zgjidhjes”, theksoi Vuçiç

“Marrim letra të imponuara që janë gjithmonë në favor të Prishtinës dhe kur u themi se diçka po ndodh në Kosovë, ata thonë se është marrëzi e Vuçiçit” – u shpreh presidenti serb

Advertisement