Connect with us

Rajon

Vuçiç: Liberalizim vizash për serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se është duke punuar për liberalizimin e vizave për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ai deklaroi se këtë çështje është duke e diskutuar në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithsesi presidenti serb paralajmeroi se një gjë e tillë s’do të ndodh menjëherë por shtoi se mund të gjendet zgjidhje deri në fund të vitit.

Pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Listës Serbe në Rashkë, ai ka treguar se kompensimi për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës do të rritet nga 90 në 170 euro.

Një lëvizje e tillë e Vuçiq për t’i mbajtur në grusht Listën Serbe, vjen në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 23 prill në komunat veriore të Republikës së Kosovës, zgjedhje këto që “Srpska” ka vendosur të mos marrë pjesë.

Advertisement