Rajon
Vuçiç: Luaj shah më mirë se Scholz e Macron
Presidenti serb Aleksandër Vuciç pretendon se Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron u kanë kërkuar serbëve të veriut të Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të heqin dorë nga bojkoti në mënyrë që kryetarët e rremë të Albin Kurtit të largohen nga ndërtesat komunale që pushtuan. “Ata luajnë lojëra me ne sepse e dinë që kemi diçka për të humbur”- u shpreh Vucic teksa dhe kujtoi takimin në Kishinau me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron. “Më thanë se serbët duhet të marrin pjesë nē zgjedhjet e veriut, pas doreheqjeve në bllok disa kohë më parë. I pyeta se çfarë ka ndryshuar. U formua asociacioni? Kurti thotë se as nuk e mendon ta bëjë këtë gjë. Harruan se unë luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se shumica, por ata kanë fuqi të papërpunuar”, tha Vuciç