Kosova
Vuçiç lutet ulur në gjunjë/ Votat drejt limanit të paqtë
Presidenti i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Perëndimi nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Kosovës, dhe siç u shpreh ai, kjo është dhimbja më e madhe për Serbinë, por sishtoi se vendi I tij do të mbrojë interesin kombëtar.
Vuçiç theksoi se Serbia do të jetë e ekspozuar ndaj presioneve të shumta dhe iu drejtua simpatizantëve me ligjërimin: “Kjo është arsyeja pse është në dorën tuaj që me vote ta nxirrni anijen serbe nga shkëmbinjtë, drejt një porti paqësor. Ndonjëherë ju ngadalësoni, ndonjëherë shpejtoni, por gjithmonë duke mbrojtur interesat jetike. Perëndimi nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të heqin dorë për ta ruajtur dhe mbrojtur pavarësinë e tyre.
I pyetur nëse diçka mund të ndryshojë pas zgjedhjeve në SHBA, ai u përgjigj se shpreson, por që Amerika sigurisht nuk do të ndryshojë qëndrim.
“Mund të paraqitet një situatë më e lehtë, që ne mund të flasim, por ata nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre – nuk do ta ndryshojnë” – theksoi presidenti serb.