Connect with us

Kosova

Vuçiç MBURRET para pasqyres: Nuk na shantazhoni dot, s’ka sanksione

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një konfirmim tjetër, se nuk do ta sanksionojë Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Madje pavarësisht se presidenti francez, Emmanuel Macron u kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë edhe si kusht për blerjen e avionëve luftarak Rafalr, Vuçiç iu përgjigj se qëndrimi i Serbisë për këtë çështje nuk ka ndryshuar.

Pikërisht për këtë, presidenti serb deklaroi me mburrje se ishte krenar me qëndrimin e mbajtur karshi Rusisë.

”Qëndrimi që shpreha tetë ditë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, vlen edhe sot”- deklaroi Vuçiç duke potencuar:- ”Askush nuk na ka shantazhuar dhe as nuk mund ta shantazhojë”.

 

Advertisement