Connect with us

Kosova

Vuçiç me kërkesa të reja

Presidenti i Serbisë  Aleksandar  Vuçiq gjatë takimi me serbët e Veriut në Rashkë ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja, autoritetet dhe institucionet e tjera në botë që ta ndalin, sipas tij, menjëherë shkeljen e marrëveshjes nga ana e Kosovës, për targa dhe të mundësohet lëvizja e papenguar e automjeteve me targa legale nga Serbia.

Sipas tij, nëse Kosova e refuzon këtë zgjidhje, pala serbe do të kundërpërgjigjet me “masa të forta dhe adekuate politike për të mbrojtur rendin kushtetues”.

Një kërkesë tjetër e tij është ajo për “formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, si parakusht për hapat e mëtejshëm në dialog dhe kthimin e serbëve në institucione”.

Pika e tretë  e Vuçiq është kërkesa që  “forcat policore shqiptare  të vendosura ilegalisht në veri të Kosovës të tërhiqen”.

Kurse kërkesa e katërt ishte për zgjedhjet. Ai deklaroi se Serbia nuk do ta lërë në baltë popullin e saj dhe nuk do të dalë kundër Listës Serbe, e cila vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje”.

Advertisement