Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç me skenar të Donbasit në Kosovë/ Flet analisti Bugajski

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Janusz Bugajski, ka reaguar për ngjarjen që ka ndodhur gjatë ditës së diel në veri të Kosovës, ku një grup terrorist vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe plagosi dy të tjerë

Bugajski ka shkruar se nëse Serbia s’mund ta njohë realitetin, atëherë Washingtoni dhe Brukseli duhet të ndërpresin ndihmën financiare dhe të vendosin trupat e NATO-s në kufi për të konfiskuar të gjitha armët e separatistëve serbë.

Analisti Bugajski duke iu referuar Vuçiqit si përfaqësues i Moskës, ka thënë se ai po përpiqet të krijojë një skenar të Donbasit në Kosovë.

“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin, atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare, të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë. Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“, ka shkruar Bugajski

Advertisement