Rajon
Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se nuk do të nënshkruajë falje ose ndonjë lloj heqjeje të ndjekjes penale të vazhdueshme të atyre që, siç deklaroi ai, janë “paralajmëruar 500 herë të mos marrin pjesë në dhunë”.
Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të ketë shumë arrestime të tjera për shkak të sulmeve ndaj policisë që ndodhën mbrëmë, pas protestave nga studentët që bllokuan fakultetet
“Ky nuk është fundi, njerëzit po identifikohen, kjo është ajo mbi të cilën po punon BIA”, theksoi Vuçiç.
Ai deklaroi se deklarata e bllokuesve, sipas të cilës qytetarët kanë një “dritë jeshile”, është një thirrje e drejtpërdrejtë për konflikte civile dhe sulme ndaj policisë.
“Kërkoj nga prokuroria kompetente të bëjë punën e saj, të mos sillet si e paaftë dhe naive. Po vjen koha për përgjegjësi. Nuk do të nënshkruaj falje, asnjë lloj heqjeje të vazhdimit të ndjekjes penale të atyre që i kemi paralajmëruar pesëqind herë të mos marrin pjesë në dhunë. Do të bëjmë një dallim të drejtë ndaj, le të themi, studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe disa fakulteteve të tjera që thanë qartë: ‘Po, ne mendojmë më të keqen për Vuçiçin, por nuk do të marrim pjesë në dhunë’. Ka një ndryshim të madh midis tyre dhe atyre që me vetëdije donin të provokonin gjakderdhje”, tha Vuçiç.

