Connect with us

Rajon

Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur zëdhënëses ruse Maria Zakharova nga valët e radiotelevizionit shtetëror serb dhe tregoi publikisht për herë të parë se kishte negociuar kontrata afatgjata për shitje armesh me disa shtete evropiane, kur nuk kishte luftë në Ukrainë.

“Ata ne Moske po na thonë se nuk mund të eksportojmë armë në asnjë vend të BE-së, madje as në rajon, sepse qenka problem kur i japim barut Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri më tani kemi dhënë pesë ose gjashtë leje eksporti dhe bëhet fjalë kryesisht për municione këmbësorie. Ne kontrollojmë rreptësisht se ku shkojnë këto armatime e municione“ – deklaroi presidenti serb

Duke iu referuar marrëveshjes që kryeministri hungarez Viktor Orban arriti me presidentin Trump, Vuçiç tha se do t’i kërkonte Uashingtonit që ta përjashtonte Serbinë për një periudhë prej një, dy apo tre muajsh nga sanksionet për eksportin e naftës dhe gazit rus, pasi situata energjitike ishte e rëndë.

Advertisement