Connect with us

Kosova

Vuçiç në pozicion komod për të luajtur/ Zbulohet” arsyeja pse tolerohet Serbia

Publicisti serb, Zlatoje Martinov duke folur rreth arsyeve pse BE po e toleron Serbinë e Vuçicin, ndërsa Kosovën e kritikon dhe do sanksione tjera ndaj saj, u shpreh se – “Tani, për shkak të litiumit, Vuçic përsëri mbështetet si një “partner ekonomik i besueshëm”. Fitimet nga nxjerrja e litiumit ne Serbi, duket se kane zëvendësuar të gjitha parimet morale, duke përfshirë parimet e politikës perëndimore të shpallur zyrtarisht për demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Asnjë nga këto nuk është më e rëndësishme për ta kur bëhet fjalë për litium apo fitimet. Ndryshe, bashkë me autokratin Vuçiq, nuk do të ishin kundër simbolizmit kaq të bukur si hapja e urës dhe bashkimi i njerëzve, pjesëtarëve të dy bashkësive kombëtare”.

Sipas tij, nëse Kurti dëshiron që komuniteti serb dhe shqiptarë të jenë më afër, e jo më larg dhe kjo gjë e shqetëson Vuçiqin, atëherë është e pakuptueshme që ta shqetësojë edhe komunitetin jo ndërkombëtar.

“Stano, zëdhënësi i BE-së kërcënon Kosovën me sanksione të reja nëse Kurti hap urën dhe në këtë mënyrë simbolikisht tregon se dëshiron që komuniteti serb dhe ai shqiptar të jenë më afër e jo më larg. Nëse kjo e shqetëson Vuçiqin, është e pakuptueshme që shqetëson edhe komunitetin jo ndërkombëtar! Perëndimi gjithashtu mbyll një sy ndaj refuzimit publik të Vuçiqit për të respektuar dhe zbatuar dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit”, eshte shprehur publicisti.

Sipas Martinov, me litiumin Vuçiq ka pozicion komod për të luajtur si me Lindjen, ashtu edhe me perëndimin.

“Presidenti serb e ka edhe litiumin si atu politik. Sepse litiumi është për Evropën dhe SHBA-në lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e baterive për makinat elektrike për të parandaluar që Kina të bëhet vendi lider në industrinë e automobilave në botë” – potencoi Martinov.

Advertisement