Connect with us

Rajon

Vuçiç në shenjestrën e SHBA/ Chollet: I lidhur me botën e krimit

Një shkrim i gjatë i gazetës The New York Times e ka lidhur presidentin serb Aleksandër Vuçiç me botën e krimit të organizuar, vrasjet e korrupsionin.

Për këtë artikull është pyetur të enjten në Senat, Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Derek Chollet, i cili e ka quajtur kredibil tekstin e gazetës, duke thënë se janë duke bërë një test me liderin serb.

“Testimi” i Vuçiçit po bëhet me “sy të hapur” – Ka deklaruar Chollet, duke shtuar:  Ne po e mbajmë për përgjegjës Vuçiçin dhe kolegët e tij për korrupsionin, për sjelljet dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon, luftimi i korrupsionit në Ballkan, është prioritet i lartë i SHBA-së.

“Ky është një prioritet i lartë për ne. Ambasadat tona në Rajon po punojnë fort…Edhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të spikatur personave të korruptuar dhe me lidhje kriminale” – ka deklaruar Chollet.

Advertisement