Kronike
Vuçiç: Nuk do të ketë dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar t’i ngrinin barrikadat”.
Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ngritur barrikada të shtunën, pas arrestimit të ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, për shkak të, siç është thënë, ai ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”, më 6 dhjetor.
Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri, të cilat mbete ende të bllokuara.
“Mesazhi për të gjithë është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të ketë sjellje në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, – tha presidenti Vuçiç.
Kryeministri Kurti nga ana tjetër u shpreh se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ai gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ta dënojnë atë që ai e quajti “dhunë të organizuar” dhe vlerësoi se çfarëdo veprimi tjetër “do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.

