Connect with us

Kosova

Vuçiç: Nuk ka dorëzim, Borrell vë duart në kokë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një mesazh nga takimi trilateral që po mbahet në Bruksel. Vuçiç ka thënë se ishte “takim i vështirë” dhe se “nuk do të ketë dorëzim”.

‘Një takim i vështirë. Ashtu siç është pritur. Nuk ka dorëzim’, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evorpian, Josep Borrell po ndërmjetëson në takimin e sotëm në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq. Borell njihet për mesazhet virtuale që mundohet t’i përçoj nga takimi trepalësh.

Kësaj here, me të filluar takimi, Borrell kap kokën me dorë për disa sekonda duke e mbajtur ulur. Ky gjest ti tij mund të nënkupton lodhjen që ai po e përjeton nga takimet pa rezultat mes dyshes.

Advertisement